FOTOLAJM/ Emigrantët e bllokuar në kufi kërkojnë Edi Ramën, por shiheni se ku është ai!

Situata në të dy pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë dhe Kapshticë, prej 3 ditësh sa vjen dhe rëndohet, ndërkohë që i gjithë shteti shqiptar me në krye kryeministrin. gjenden me pushime në Jug të vendit.

Mediat  e instaluara në Kakavijë kanë dhënë pamje dhe intervista ku duken emigrant të lodhur dhe të revoltuar, të cilët kërkojnë ndërhyrjen direkte të Edi Ramës për ti dhënë fund këtij kalvari, ndërkohë që mjaft fëmijë dhe të moshuar si pasojë e dehidratimit, po shfaqin gjendje të rënduar shëndetësore.

Emigrantët kanë kërkuar nga kryeministri Rama, që të ndërhyjë dhe t’i kërkojë palës greke të shtojë stafin, pasi emigrantët kanë ardhur në Shqipëri për të ripërtërirë kartat e identitetit dhe pasaportat dhe pak prej tyre për të kaluar pushimet.

E kërkojnë ata kryeministrin e tyre, por ku është ai ndërkohë?!

Sipas raportimeve më të fundit të shoqëruara edhe me fotografi, Edi Rama, edhe pse situata me virusin Corona-19 po bën kërdinë në vend, po shijon me familjen dhe miq shqiptarë e të huaj, pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi të rinovuar së fundmi.