Britania blen 90 milionë vaksina eksperimentale, ndjek metodën ‘bli në fillim, testo më vonë’

Zyrtarët britanikë kanë porositur 90 milionë doza të një vaksine eksperimentale koronavirusi në mbështetje të përpjekjeve të kompanive farmaceutike Johnson & Johnson dhe Novavax.

Nëse të gjitha vaksinat e porositura në Mbretërinë e Bashkuar janë të suksesshme dhe hyjnë në prodhum, vendi do të ketë një rezervë gjigante vaksinash prej 340 milion copësh, mjaftueshëm për tu dhënë të gjithë banorëve nga 5 vaksina.

Shefi i taskforcës së vaksinave u shpreh: “Qasja e Britanisë ‘bli në fillim, testo më vonë’ mund të jetë mënyra më e mirë për të gjetur një vaksinë që punon.”

Fillimisht vaksinat e blera do të testohen e nëse janë të suksesshme do të shpërndahen te populli.