Drama e shqiptarëve në Kakavijë/ Meta: Qeveria të reagojë urgjent!

Presidenti Ilir Meta reagoi për situatën e krijuar në Kakavijë. Ai i bëri thirrje qeverisë të reagojë urgjent.

"Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!" shkruan Meta.