VIDEO/U afrua për foto, gruaja sulmohet nga bizoni i inatosur

Një pasagjere e një motorri u sulmua nga një bison i rritur, pasi ajo u përpoqe të afrohej që të bënte foto me të.

Para se ajo të arrinte të shkrepte aparatin, bizoni iu sul asaj me gjithë fuqinë.

Kjo gjë ndodhi në Custer State Park në South Dakota, teksa motorristët ishin në atë zonë për konkursin e motorrëve që do të zhvillohej.

Videoja shfaq pamjet tronditëse të sulmit.