Tirana gjen zëvendësuesin e Michael Ngo'o

Tirana ka filluar te mendojë për pasuesin e Michael Ngo’o.

Sulmuesi anglez pritet të largohet nga bardheblutë, pasi nuk ka gjetur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës.

Zëvendësuesi i Ngo’o-s me shumë gjasa do të jetë sulmuesi ganez, Derrick Sasraku. Madje mediat në Ganë pretendojnë se mes palëve është arritur marrëveshja dhe shumë shpejt sulmuesi pritet të zbarkojë në Tiranë për të firmosur kontratën e re.

26-vjeçari luan në majë të sulmit, por aftësitë e tij i japin mundësi të mbulojë edhe krahun e djathtë të ofensivës.

Sezonin e fundit Sasraku e zhvilloi në Ganë, atdheun e tij, ku u aktivizua me Medeama.