Lewandowski sfidon Mesin, premtohet luftë frontale

Bomberi polak, Robert Lewandowski ka bërë një sezon fantastik me fanellën e Bayern Munich, ku në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 53 gola  (13 në Ligën e Kampioneve).

Në sezonin e tij më të mirë, Lionel Messi ka shënuar 14 gola në Ligën e Kampioneve dhe sulmuesi i baravarezëve është vetëm një gol larg “Pleshtit Argjentinas”.

Sonte do të jetë një duel jo vetëm mes dy klubeve elitë në Europë por edhe një luftë mes dy sulmuesve të cilët kanë një qëllim, të shënojnë dhe të ndihmojnë skuadrën në fitimin e këtij kompeticioni madhor.

Kush do t'i dalë? Kjo mbetet për t'u parë...