Parashikimi i motit për të premten, 14 gusht 2020

14 gusht 2020: Moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në  6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/34°C

Zonat e ulëta  20/38°C

Zonat bregdetare 21/35°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari