'375 miliardë dollarë në muaj i kushton ekonomisë botërore COVID-19'

Pandemia e COVID-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për muaj ekonomisë botërore.

Këtë e ka thënë Drejtori i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, që ka theksuar se bazohen në informacione nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN.

“FMN vlerëson se pandemia i kushton ekonomisë globale në muaj 375 miliardë dollarë dhe parashikohet një humbje kumulative e ekonomisë globale në dy vite me mbi 12 trilionë dollarë amerikanë”, është shprehur ai.

“Bota tashmë ka shpenzuar trilionë dollarë për t’u përballë në periudhë afatshkurtër me pasojat e pandemisë”.