Federata Angleze merr vendimin për FA Cup

Kupa FA do të ketë disa ndryshime për sezonin e ardhshëm.

Federata Angleze e Futbollit sot ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me sezonin 2020-2021.

Vendimi nuk ka të bëjë me Premierligën, por me FA Cup, e cila do të ketë një tjetër version tashmë.

Kupa FA e sezonit 2020-2021 do të luhet pa ndeshje kthimi.

Vendimi ka nxitur shumë reagime si pro ashtu edhe kundër.

Gjithçka është vendosur për të lehtësuar kalendarin.