FOTO/ Leipzig-Atletico Madrid, formacionet zyrtare të çerekfinales së Championsit

Do të startojë në orën 21:00 në  “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Atletico Madrid.

Pritet një përballje tepër e luftuar kjo edhe për shkak të formulës speciale.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë sezon, ndeshjet çerekfinale do të jenë me një takim dhe do të zhvillohen të gjitha në Portugali.

Skuadra e Diego Simeones, vjen si favorite në letër, për shkak edhe të eksperiencës në këtë kompeticion prestigjioz, ndërkohë që nga krahu tjetër, gjermanët e Leipzig, do të luajnë shanset e tyre, për të shkruar historinë.

Kujtojmë që spanjollët në raundin e mëparshëm eliminuan kampionët në fuqi të Liverpoolit, teksa gjermanët triumfuan përballë Tottenhamit.

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtarë, ku nuk mungojnë surprizat.