Largohet Uilliam Kordeiro Melo: Mirënjohje të përjetshme, shumë faleminderit Partizani!

Pas Bruno Telushit, një tjetër titullar i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Partizanit.

Bëhet fjalë për futbollistin brazilian, Uilliam Kordeiro Melo, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së kuqe në vazhdim.

“Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishme të jetës sime. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen e tyre dhe futbollistët për miqësinë e tyre. Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyeshëm”, shkruan Melo në Instagram.