VIDEO/ Të shurdhrit janë të painformuar për masat anti COVID-19

Mungesa e interpretit të gjuhës së shenjave në mesazhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë për masat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka lënë të painformuar rreth 10,000 persona që nuk dëgjojnë fare ose kanë vështirësi në dëgjim.

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve është angazhuar që të realizojë video-informuese për këta persona, raporton Rel.