Pulat e ngrira të importit dolën të infektuara me koronavirus, njofton Kina
Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen thanë se një mostër e marrë nga disa krahë pule të ngrirë të importuara nga Brazili kanë rezultuar positive për koronavirus.
Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrolleve rutinore të importeve të ushqimit.
Qeveria lokale e Shenzhen tha se testet e çdo personi që mund të kishte qënë në kontakt me produktin e infektuar si dhe ato pranë tij kishin dalë negative.
Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur edhe në qytetin lindor të Ëuhu, në paketimin e karkalecave të ngrira të importuara nga Ekuadori.
Të dy rastet kanë ngritur frikën se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.
Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë që publiku duhet të marrë masa paraprake për të zvogëluar rreziqet e infeksionit nga mishi dhe prodhimet e detit.
Grupi i parë i rasteve Covid-19, i gjetur në fund të vitit të kaluar, ishte i lidhur me një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan.