I riu që u hodh nga Sanatoriumi ishte drejt shërimit, sapo kishte…

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku një pacient i konfirmuar me koronavirus, në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ndodhej i shtruar të paktën prej një jave.

“News24” raporton duke iu referuar burimeve nga spitali, se pacienti ishte në prag të shërimit dhe se kishte dhe pak ditë të mbetura për të kaluar në spital.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi gazetari i News24.

Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë në spital.