E enjte: kohë me diell përgjatë bregdetit, shi e stuhi në zonat malore

13 gusht 2020: Moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit ndërsa në zonat malore vranësirat do të zhvillohen duke u pasuar nga rreshje shiu në formën e stuhive.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/33°C

Zonat e ulëta  19/37°C

Zonat bregdetare 21/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari