Valdrin Sahiti pranë prezantueses së famshme turke, çfarë po kurdisin ata?

Fama e tij tashmë është kthyer në ndërkombëtare, pasi Valdrin Sahiti dhe stilimet e tij janë mjaft të pëlqyera. Ai ka veshur yje të famshëm si Cardi B dhe Beyonce e kështu ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Së fundmi ai është takuar me prezantuesen e njohur turke Tulin Sahin. Sipas Prive.al stilisti shqiptar do të prezantojë më tej veten dhe punën e tij karshi Tulin Sahin në kanalin turk, Star. Ky është një tjetër sukses i tij, që me siguri do të pasohet nga të tjerë.