Spahia publikon denoncimin e policit: ‘Mungesë tamponësh edhe për uniformat blu në Shkodër’

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e një efektivi polici i cili denoncon mungesën e tamponëve në Shkodër edhe për uniformat blu

‘Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe më parë në Shkodër, tamponët me racion ose mungesën e tyre. Një punonjes i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi! Ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë punonjësve të tjerë të rendit. As për kategorite e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu?

Zoti kryeministër e zonja ministre e shëndetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferentë? A e shikoni se dështimi juaj po kushton jetë, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur këtë kolaps!

Zoti ministër i rendit! Janë punonjësit tuaj këta që po vdesin e janë lënë në mëshirë të fatit në Shkodër!! Si mund të heshtni kështu? Çfare soji jeni që keni kurajon që heshtni me një situatë të tillë?’