Përplasen dy makina, përfundon në spital një nga drejtueset

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Portin e Shëngjinit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e dëmtuar një shtetase e cila është transportuar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit.