Aksidenti tragjik/ I riu u transportua me helikopter, humb jetën në spitalin e Traumës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës i riu që mbeti i plagosur ditën e sotme në aksidenti automobilistik në Kukës. I riu u nis me helikopter për në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të rënda.

Në këtë aksident të rëndë humbi jetën fillimisht edhe një tjetër person, ndërsa makina u përmbys në rrugë. Ndërsa një tjetër person u lëndua.