Mbrojtësi i Shakhtarit sfidon Interin: Mund të mposhtim çdo skuadër

Mbrojtësi ukrainas, Valeri Bondar, pretendon se Shakhtar Donetsk mund të mposhtë këdo në Europa Ligë, por pret një ndeshje të vështirë ndaj Interit.

21-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë në Europë ku ndihmoi Shakhtarin të fitonte 4-1 kundër Baselit dhe tashmë do përballet me Interin në gjysmëfinale.

“Ishte një debutim ëndrrash për mua”, u shpreh Bondor për “UEFA.com”.

“Kam pritur gjatë për këtë mundësi dhe jam stërvitur shumë. Tani ne përballemi ndaj Interit dhe do jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi Shakhtar dhe mund të mposhtim çdo skuadër këtu. Tani ne do rikuperohemi dhe do përgatitemi për kundërshtarët tanë. Ne do i studiojmë ndeshjet e tyre. Një ndeshje mjaft e vështirë na pret”, përfundoi Bondar.