Komenti i DJ Geek, unaza në gisht, veshur me vello, Dafina Zeqiri në prag martese?

Dafian Zeqiri ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, duke i bërë fansat kuriozë, ndërsa ka lënë vetëm një foto të publikuar së fundi.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën.

Fotoja nuk është shoqëruar nga ndonjë postim ose shpjegim.

Gjithashtu ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte dhe komenti që DJ Geek i cili ka komentuar: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina i është përgjigjur me ikonën e një çifti.

Por jo vetëm kaq postimet e fundit të këngëtares kanë ngritur një pikëpyetje të madhe, e jo më kot.

Duffye shfaqet me një unazë në gisht në një nga fotot në InstaStory dhe kjo të bën menjëherë të mendosh se Dafina është në prag martese.