Ngjarje e rëndë në Durrës/ 10-vjeçari mbytet në pishinë

Një vogëlush vetëm 10 vjeç humbi jetën duke u larë në pishinë në Durrës.

Viktima ishte nga Kosova.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.