Konfirmohen nga UEFA oraret për ndeshjet e Gjilanit dhe Prishtinës në Europa League

Pasi mësuan emrat e kundërshtarëve në paraeliminatoret e Europa League, Prishtina dhe Gjilani ditën e sotme kanë mësuar edhe orën e caktuar nga UEFA për zhvillimin e këtyre sfidave.

Skuadra nga kryeqyteti do të përballet me Lincoln Red Imps më 18 gusht. Ndeshja fillon nga ora 18:00, në stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit.

Ndërsa, Gjilani do të përballet me SP Tree Penne më 20 gusht. Kjo ndeshje starton nga ora 21:00, në San Marino.