Efektivi humbi jetën/ Spahia publikon mesazhin: Jemi mbi 20 policë të sëmurë, s’na është bërë testi

Safet Morina, përgjegjësi i Rrugores në Shkodër, ka ndërruar jetë nga Covid-19. Prej ditësh ai ishte i infektuar, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën.

Lidhur me ngjarjen, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një denoncim të fortë. Spahia ka publikuar mesazhin që i ka mbërritur nga një koleg i efektivit të ndjerë, i cili shprehet se se prej një jave janë mbi 20 policë të sëmurë, mirëpo nuk u është bërë tamponi.

Në mesazhin e tij, ish-deputeti demokrat u është drejtuar kryeministrit, ministres së Shëndetësisë dhe atij të Brendshëm.

MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!

Denoncimi paraqet situatën skandaloze që e kemi denoncuar edhe me parë në Shkodër, tamponet me racion ose mungesën e tyre. Një punonjes i qarkullimit rrugor humbi jetën dhe kolegëve të tij nuk u bëhet testi!

Ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë punonjësve të tjerë të rendit. As për kategoritë e linjës së parë nuk pyetet si personel shëndetësor e uniformat blu? Zoti kryeministër e zonja ministre e shendetësisë, si mund të qëndroni akoma në detyrë e kaq indiferente?

A e shikoni se dështimi juaj po kushton jete, ndërsa dukshëm nuk ka as përgatitje e as masa për të shmangur këtë kolaps! Zoti ministër i rendit! Janë punonjësit tuaj këta qe po vdesin e janë lënë në mëshirë të fatit në Shkodër!! Si mund të heshtni kështu? Çfarë soji jeni që keni kurajon që heshtni me një situatë të tillë?