Emri/ Baba i katër vajzave, vdes nga COVID-19 shefi i qarkullimit rrugor në Shkodër

Njoftohet se ka humbur jetën nga Covid-19 një efektiv i policisë rrugore në Shkodër.

Sipas burimeve Safet Morina, me detyrë përgjegjës i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.

Ai ndodhej prej disa ditëve në spital i intubuar, por nuk ia ka dalë të mposhtë sëmundjen e shekullit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe shumë kolegë të tij të cilët me anë të mesazheve në rrjetet sociale kanë ngushëlluar të afërmit.

Safet Morina e mbante detyrën e shefit të qarkullimit rrugor prej vitesh dhe ishte babai i 4 vajzave.