EMRI/ Tragjedi në Ksamil, pushuesja rrëzohet nga lartësia dhe vdes

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhet e Ksamilit.

Një 69-vjeçare nga Berati është rrëzuar nga një lartësi në plazh dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Kristina Cauli.

Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë, pasi plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.