Zyrtare: Labinot Ibrahimi firmos me klubin e ri

Pas largimit nga Prishtina, Labinot Ibrahimi është bërë me skuadër të re.

Ish-mbrojtësi i Partizanit ka firmosur me skuadrën e vendlindjes së tij, KF Arbëria (Lipjan).

Njoftimi i plotë i klubit:

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Lipjanasin Labinot Ibrahimi (Micki).

Ibrahimi një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina.

Ibrahimi do të  mbajë veshur fanellën  kuq e zi të KF Arbërisë dhe do ta ndihmojë skuadren në repartin defanziv!

Presidenti i klubit së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit.