Humb betejën me koronavirusin, ndërron jetë pedagogu i Universitetit Politeknik

Ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare, pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi.

Ky i fundit humbi jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Qerimi, profesor inxhinierie në UPT ishte i intubuar në spitalin Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.