Nazan tenton të vrasë Nerimanin, ja çfarë do të ndodhë nesër në 'Lule të vetmuara'

Xhemre rikthehet në jetimore dhe i tregon vajzave që i është rikthyer shikimi. Vajzat gëzohen për Xhemren dhe e përqafojnë. Kader i kthen paratë Selinit. Gynej mëson se e ëma i ka dhënë para Kaderit për ta ndarë nga Songyli. Nazan arratis Defnen. 

Banu i bën presion Kaderit që ta ndihmojë për tu zhvendosur në një shtëpi tjetër. Ejlyl mëson se Kemal ka dalë nga burgu dhe frikësohet. Serkan detyrohet ta mbajë të fshehtë nga Ejlyl arratisjen e Defnes.

Songyl sulmon Serkanin për të mësuar vendndodhjen e Defnes. Ejlyl beson se Serkan nuk e di ku ndodhet Defneja. Mert kërcënon Gynejin se do ja marrë Songylin.

Songyl vihet përballë një zgjedhje të vështirë dhe nuk di kë të besojë Gynejin apo Mertin. Nazan tenton të mbysë Nerimanin dhe e akuzon se ajo ka zbuluar sekretin e saj./revistawho