Aksident në aksin Klos-Burrel/ Ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen e nje 70-vjeçari ka ndodhur në qarkun e Dibrës, më saktësisht në aksin Klos-Burrel.

I moshuari u transportua me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, viktima është identifikuar si Bajram Muça, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë kalimtar në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.