Ultrasit serbë ndezin sfidën e mundshme në Champions: Ta shkelim Tiranën

Pavarësisht se Tirana nuk do të ketë një ndeshje të lehtë përballë Dinamo Tbilisit, pasi do të luajë në fushën gjeorgjiane, tifozët e Cervena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit), kundërshtarit të mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve duan të përballen medoemos me 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale, disa prej ultrasve “Delije” kalojnë në ekstazë teksa duan të “shkatërrojnë Tiranën”.

Dikush tjetër e konsideron Cervena Zvezdës si “diktator”.

“Le ta shkelim Tiranën!”, “Silljani diktatorit”! shkruajnë disa prej tifozëve serbë.