Sasia rekord në Evropë/ Kapen 300 milion euro kokainë, ishin fshehur në thasë orizi
Autoritetet e Hamburgut kanë gjetur sasinë më të madhe të kokainës të zbuluar ndonjëherë në qytetin portual të Gjermanisë, tha të hënën zëdhënësi i Zyrës hetimore.
Kokaina, me peshë rreth 1.5 tonë, ishte e fshehur në një kontenier afro 300 metra të gjatë dhe kishte mbërritur në port në fund të Qershorit.
Lënda narkotike, që në tregun e zi kap një vlerë prej rreth 300 milion euro, ishte futur në thasë orizi që vinin nga Guajana, një vend fqinj i Kolumbisë.