VIDEO/Pamje tronditëse, shkëmbinjtë bien nga mali në autostradën e ngarkuar

Ky është momenti dramatik, kur gurë të mëdhenjë bien papritmas nga një mal dhe përplasen në autostradën e ngarkuar të Kinës.

Filmime tronditëse shfaqin shkëmbinjtë, teksa bien dhe përplasen në rrymën e makianve në provincën kineze të Sichuan.

Tre njerëz po mjekohen për dëmtimet e marra nga incidenti, i cili u shkaktua nga reshjet e shpeshta në rajon, kanë zbuluar zyrtarët.