", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/10/auto_Screenshot_71597060870.jpg", "width": 900, "height": 530 } }

Dy të infektuar me Covid-19, Atletico Madrid zbulon edhe emrat

Mbrëmjen e së dielës, Atletico Madrid njoftoi se kishte dy raste pozitiv me Covid-19 në radhët e saj, pa specifikuar nëse ata ishin lojtar, punonjës apo anëtarë të stafit. Sidoqoftë, ky lajm pati efektin e një bombe, pasi po mendohej për pjesën e mbetur në Ligën e Kampioneve.

Këtë të hënë, klubi nga kryeqyteti spanjoll në një njoftim në faqen zyrtare publikoi dhe emrat e personave të infektuar, të cilët janë lojtar. Bëhet fjalë për sulmuesin Angel Correa dhe mbrojtësin e djathtë Sime Vrsaljko, të cilët për këtë arsye nuk do të udhëtojnë për në Lisbonë për të sfiduar Leizpig në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve