Short i vështirë për Laçin, kurbinasit përballen me ekipin nga Azerbajxhani

Laçi do të përballet në raundin e parë të Ligës së Europës me azerët e Keslas (të quajtur më parë Inter Baku).

Ky ishte verdikti i shortit të mbajtur përpara disa minutash në Nion të Zvicrës për raundin e parë të Ligës së Europës.

Kesla është drejtuar në të kaluarën nga ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit Mladen Milinkoviç në vitin 2018.