Vendosën të bojkotonin kampionatin, klubet e Superiores i dërgojnë letër Kryeministrit Rama

Ditën e sotme, klubet e Superiores i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kanë i kanë kërkuar plotësimin e kushteve për të vijuar sezonin e ri futbollistik.

10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë, këto kërkesa:

1.Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve

2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%

3.Faljen e gjobave dhe kamatvonesave

4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.