", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/August/10/auto_jadon-sancho-dortmund-man-utd_3lzj0ke7c54q1bmw59rl6aje71597048217.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Flitej se do të transferohej te Man United, ndryshon situata për Jadon Sanchon

Përgatitjet para-sezonale ndonjëherë mund të japin disa tregues për të ardhmen e lojtarëve të caktuar.

Ndërsa ultimatumi i vendosur nga Borussia Dortmund për Manchester United për transferimin e Jadon Sancho përfundon të hënën, verdhezinjtë ditën e sotme kanë publikuar grupin i cili do të marrë pjesë në një kamp stërvitor në Bad Ragaz, Zvicër.

Dhe në këtë grup të thirrur nga trajneri i verdhezinjëve, Lucien Favre, bënë pjesë edhe i riu anglez, Jadon Sancho , nën kontratë me skuadrën gjermane deri në qershor të vitit 2022. Diçka që mund të tregojë se ai do të qëndrojë? E ardhmja pritet ta tregojë.