Dasmat nuk ndalen, as gjobat: e pëson dhe pronari i lokalit në Fushë Krujë

Pavarësisht nga gjobat 1 milionë lekë që po vendosen pothuajse përditë nga Policia e Shtetit, dasmat në vend nuk po ndalen.

Më i fundit që e ka pësuar është pronari i një lokali në Fushë Krujë, të cilin Policia e ka ndëshkuar me 1 milion lekë sapo ka konstatuar se dasmorët ishin ngjityur me njeri tjetrin sin ë tryezë dhe në valle e muzikë.

“Policia bëri të ditur se ai kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.