Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Laprakë

Një grua 67 vjeçe në Laprakë, në rrugën “Gjon Kastrioti” është gjetur e vdekur.

Gruaja me emrin Veronika Ramadani jetonte vetëm me djalin e saj Julian Zisi, 45 vjeç, i ciliu u shoqërua nga Policia për të sqaruar se si ka ndodhur.

Trupi i së ndjerës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të verifikuar nëse vdekja ka qënë natyrale apo për shkak të dhunës.

Policia dhe grupi i hetimit shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkakun e vdekjes së 67 –vjeçares Ramadani.