Tronditet Champions League, 2 raste me Koronavirus para çerekfinales te ky klub
Futbolli europian është tronditur nga lajmi i fundit rreth Atletico Madridit.
Te spanjollët janë konfirmuar dy pjesëtarë të klubit me Koronavirus.
Lajmi u konfirmua nga “El Colchoneros” në faqen zyrtare.
Rezultatet e fundit të analizave vijnë 4 përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Leipzigun në Lisbonë të Portugalisë.
Atletico Madridi komunikoi se do të zbatojë në mënyrë strikte protokollin shëndetësor për t’u mbrojtur nga Koroanvirusi.