Babë e bir plagosen me armë të ftohtë në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjës në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Dy persona mësohet se janë plagosur me armë të ftohtë dhe për momentin ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ata janë babë e bir, Shefqet Stafuka dhe Alban Stafuka.

Mësohet se Shefqet Stafuka është punonjës I Ujësjellësit në Fushë-Krujë.

Ky i fundit është qëlluar me thikë në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa bëhet e ditur se djali I tij kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.