VIDEO/ Në qytetin e rilindur të deputetit Rama, qytetarët mbushin ujë të pijshëm me autobot

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka denoncuar nëpërmjet pamjeve filmike, atë që po ndodh këto ditë në Vlorë, ku qytetarët janë të detyruar të mbushin ujë për të pirë me autobot, ndërkohë që duhet kujtuar që ky është edhe qyteti ku Rama ka dalë si deputet.

‘Në bashkinë e Rilindur të Vlorës, aty ku kryeministri është deputet

Në pikun e sezonit turistik, Vlora është lënë pa ujë. Pamje skandaloze ku qytetarët presin në rradhë autobotët për pak ujë.

Ku është kryetari i emëruar i Bashkisë, ku është deputeti i zonës, Kryeministri, a ka shtet dhe struktura për të garantuar të drejtën më minimale për qytetarët; furnizimin me ujë.

Turp, Turp, Turp’