Lojtari i Sampdorias me Covid-19 tregon nga kush e mori virusin

Pavarësisht masave të marra për parandalimin e tij, koronavirusi vazhdon të jetë prezent në futboll.

Rasti më i fundit është ai i sulmuesit të Sampdorias U-18, Lorenzo Di Stefano.

Ka qenë vetë lojtari që nëpërmjet rrjeteve sociale ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Nuk ka asgjë për të cilin të turpërohem, në fakt po flas për këtë se dua të përcjell një mesazh që të gjithë të kenë kujdes. Unë e mora virusin nga një person që si unë ishte pa simptoma. Dua të falenderoj të gjithë për mesazhet dhe ju siguroj që jam mirë”, shkruan Di Stefano në rrjetet sociale.