Shoferi në gjendje të dehur/ Si u aksidentua këmbësorja

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur këtë pasdite në zonën e Kapelës në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe është shoqëruar për në komisariat menjëherë pas aksidentit.

Ndërkohë që e aksidentuara ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e parë