Greqi: Konfirmohen 203 raste me koronavirus në 24 orët e fundit.
Sipas EODY 203 raste të reja me koronavirus është numri i personave në 24 orët e fundit, nga të cilat 29 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 5623.
22 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU.
Ndërsa numri i vdekjeve të regjistruara është 212.