Champions League/ Ja kundërshtari i Tiranës në turin e parë kualifikues

Dinamo Tbilisi është kundërshtari i Tiranës në turin e parë kualifikues në Champions League.

Shorti i mundësi bardhebluve mbase kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, në një kohë kur mund të përballeshin me Astana, Qarabak dhe Maccabi Tel-Aviv.

Sfide teke për kampionët e Shqipërisë, ku kanë mundësinë të kalojnë një tur në Champions, në të kundërt do të kalojnë në turin e dytë të Europa League.

Kryeqytetasit ishin vendosur në grupin e 4-t nga UEFA ditën e djeshme, teksa tashmë do të masin forcat me skuadrën e gjeorgjiane dhe do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga goglat.