Champions/ Shtyhet takimi Drita - Inter Escaldes, mësoni kur do të luhet

E planifikuar për tu luajtur në orën 18:00, ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes, e vlefshme për turin paraeliminator në Ligën e Kampioneve, është shtyrë për në orën 19:30.

Lajmin e dha skuadra nga anadorra me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare. Nuk dihen akoma arsyet, por pritet që në minutat në vazhdim të qartësohet gjithçka.

Kujtojmë që ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes do të luhet në Nyon të Zvicrës.