Si u ekzekutua Emiljano Ramazani nga vrasës me pagesë

Emiljano Ramazani është ndjekur edhe më pas është ekzekutuar sipas një skeme të mirëmenduar nga vrasës me pagesë.

Sipas policisë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, dy personat e arrestuar ditën e sotme, janë të përfshirë në vrasjen e Rrahmanit, duke ndjekur dhe  studiuar lëvizjet e viktimës, i cili u ekzekutua pasditen e 20 korrikut nga persona ende të paidentifikuar.

“Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pronarë të servisit ku u gjet arma me të cilën e ekzekutua Ramazani.