Është marrë vendimi, ja çfarë ka vendosur Juve për Sarrin

Aventura e Maurizio Sarri në stolin e Juventusit ka përfunduar: klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin dhe mungon vetëm komunikimi zyrtar.

Eleminimi në Ligën e Kampionëve në raundin e dytë me Lyon, i kombinuar me ndjenjën e dobët me skuadrën dhe disa qëndrime që kurrë nuk u pranuan  nga pronarët e bënë të pamundur rikonfirmimin e tij.