Skulptori i njohur pozitiv me Covid, shtrohet në gjendje të rëndë në spital dhe ka nevojë për gjak

Skulptori Arben Bajo pas shfaqjes së simptomave dhe kryerjes së tamponit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Aktualisht ai ndodhet në spital dhe nga të dhënat që ka siguruar media skulptori ka nevojë për gjak të grupit A+.

Arben Bajo është një skulptor shqiptar mjaft i njohur për publikun.

Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit,Vaçe Zelës në Lushnje etj.

Ai është pedagog në akademinë e arteve.